Canikli: Sistemi bankar turk, plotësisht i integruar me legjislacionin e BE-së

Zëvendëskryeminstri turk, Nurettin Canikli, bëri me dije se korniza rregulluese dhe mbikëqyrëse e sistemit bankar në Turqi është e barasvlershme me atë të legjislacionit të Bashkimit Evropian...

Canikli: Sistemi bankar turk, plotësisht i integruar me legjislacionin e BE-së

Zëvendëskryeminstri turk, Nurettin Canikli, bëri me dije se korniza rregulluese dhe mbikëqyrëse e sistemit bankar në Turqi është e barasvlershme me atë të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

“Duke qenë se bankat e huaja janë aksionare në Turqi, do të ketë një rënie shtesë të kostove të kapitalit”, deklaroi zv/kryeministri turk.

Pas mbledhjes së Këshillit Koordinues të Qendrës Financiare Ndërkombëtare të Stambollit, Nurettin Canikli publikoi një komunikatë me shkrim në lidhje me këtë çështje.

Canikli sqaron se bankat e vendosura në Turqi, përpara vendimit të Komisionit Evropian, pranoheshin si “kompani” nga bankat evropiane dhe vlerësoheshin si subjekte me peshë rreziku relativisht të lartë; ndërsa pas këtij vendimi ato do të konsiderohen si “banka”, sepse të tilla janë, për t’u vlerësuar si subjekte me peshë rreziku më të ulët.

Pasi tërheq vëmendjen se bankat e Bashkimit Evropian do t’i nënshtrohen gjithashtu një regjimi më të ngurtë në aspektin e limiteve kreditore për investimet, që ato do të realizojnë në Turqi, Nurettin Canikli nënvizon se përmes rregullimit ligjor, që do të bëhet, institucionet bankare të BE-së do të përfitojnë nga kufizime më të favorshme në lidhje me vendet ekuivalente.

“Në bazë të vendimit, bankave të vendit tonë do t’u ofrohen avantazhe në kosto dhe në qasjen e burimeve për sa u takon fondeve, që ato mund të sigurojnë nga vendet e Bashkimit Evropian”, shpjegon zv/kryeministri turk.

Komunikata me shkrim thekson gjithashtu se vendimi i Komisionit Evropian konfirmon edhe një tjetër herë se korniza ligjore e Agjencisë Rregulluese dhe Mbikëqyrëse të Sektorit Bankar (BRSA) në Turqi është plotësisht e integruar me standardet ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme