Stamboll – Përurohet Tuneli Euroaziatik nën Ngushticën e Bosforit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, inauguroi të martën tunelin e parë rrugor nën Ngushticën e Bosforit, në Stamboll, i fundit nga një seri projektesh të ndërmara për të transformuar infrastrukturën turke...

avrasya tüneli.jpg
avrasya tüneli.jpg
avrasya tüneli.jpg
avrasya tüneli
Avrasya Tüneli Arnavutça
Stamboll - Përurohet Tuneli Euroaziatik, i cili bashkon dy kontinente nën det
Stamboll - Përurohet Tuneli Euroaziatik, i cili bashkon dy kontinente nën det

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë të martën në ceremoninë e inaugurimit të Tunelit Euroaziatik për automjetet, i cili bashkon Azinë me Evropën duke kaluar nën Ngushticën e Bosforit. Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni, Erdogan tha se Turqia është një vend i veçantë, i cili lidh dy kontinente. "Falënderuar qoftë Zoti që jemi pjesë e një shteti dhe një qyteti, që lidhin kontinentet me njëri-tjetrin. Ky qytet është i tillë, për të cilin mund të sakrifikosh çdo gjë. Për këtë arsye ne jemi të dashuruar pas tij. Themelin e kësaj vepre e hodhëm në Azi dhe, falë Zotin, ceremoninë e inaugurimit jemi duke e bërë në Evropë", ka thënë ndër të tjera Presidenti Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, inauguroi të martën tunelin e parë rrugor nën Ngushticën e Bosforit, në Stamboll, i fundit nga një seri projektesh të ndërmara për të transformuar infrastrukturën turke.

Në tetor 2013, Turqia hapi tunelin hekurudhor “Marmaray”, rruga e parë nën det që lidh brigjet evropiane dhe aziatike të megalopolit prej 18 milionë banorësh.

Duke nisur nga e marta, do të jetë i mundur kalimi me makinë nën Bosfor, në sajë të këtij projekti që parashikon të lehtësojë trafikun shumë të dendur në qytetin më të madh turk.

Tuneli Euroaziatik (Avrasya Tuneli) prej 5,4 kilometra i gjatë, 3,4 kilometra të të cilit nën Bosfor, do të mundësojë lidhjen mes dy brigjeve në 15 minuta, nga një orë e 30 minuta deri në dy orë në momente trafiku”, konfirmoi Ahmet Arslan, ministër i Transporteve, i cili parashikon kalimin e 120.000-130.000 automjeteve në ditë.

Realizuar nga një konsortium që bashkon grupin ndërtues privat turk “Yapi Merkezi” dhe koreanojugorin “SK Group”, projekti ka pasur një investim prej 1,245 miliardë dollarësh, përfshirë dhe një kredi prej 960 milionë dollarësh.

Tuneli Euroaziatik u përurua me pjesëmarrjen e Presidentit Erdogan, Kryeministrit Binali Yildirim dhe shumë të ftuarve të huaj, në mesin e të cilëve kishte presidentë, kryeministra, ministra dhe ambasadorë. I pranishëm në këtë ceremoni përurimi ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.



Lajme të ngjashme