Presidenti Nishani për vizitë zyrtare dyditore në Turqi

Me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Kreu i Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, në krye të delegacionit shqiptar...

Presidenti Nishani për vizitë zyrtare dyditore në Turqi

Me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Kreu i Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, në krye të delegacionit shqiptar.

Presidenti Nishani do të pritet gjatë kësaj vizite të rëndësishme nga homologu turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive, ndërsa më pas do të ketë takime dypalëshe me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Karahman dhe me Kryeministrin Binali Yildirim.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit të Tunelit Euroaziatik, që lidh nën tabanin e detit dy pjesët e Ngushticës së Bosforit në Stamboll, mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit, si dhe një takim të përzemërt e vëllazëror me bashkësinë shqiptaro-turke.



Lajme të ngjashme