Erdoan dhe Putin në konsensus për rritjen e sensibilizimit ndaj terrorizmit ndërkombëtar

Në deklaratën e bërë drejtpërsëdrejti Presidenti Erdoan e përfundoi fjalën e tij duke i shprehur ngushëllimet edhe popullit rus edhe popullit turk.

Erdoan dhe Putin në konsensus për rritjen e sensibilizimit ndaj terrorizmit ndërkombëtar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan): “Atentatin ku humbi jetën ambasadori Karlov e dënoj me urrejtje. “Atentati është një provokim për prishjen e marrëdhënieve turko-ruse” tha Erdoan.

Erdoan bëri të ditur se ngjarjen e vlerësoi menjëherë me Kryetarin e Federatës së Rusisë Vladimir Putin dhe shtoi: “Të nderuarit Putin dua ti drejtoj personalisht ngushëllimet për popullin mik rus”.

Erdoan nënvizoi se në bisedën telefonike me Putin të dyja palët janë të të njëjtit mendim se kjo ngjarje është një provokim dhe kanë arritur në konsensus në lidhje me rritjen e solidaritetit kundër terrorizmit ndërkombëtarë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se dënon me urrejtje ku humbi jetën ambasadori Andrey Karlov dhe nënvizoi se Ai zë një vend të veçantë ndërmjet diplomatëve.

Presidenti Erdoan tha se trupi i pajetë i Karlovit do të dërgohet në vendin e tij me një avion që do të vijë nga Rusia ndërkohë që në lidhje me këtë ngjarje do të krijohet një komision i përbashkët turko-rus.

Në deklaratën e bërë drejtpërsëdrejti Presidenti Erdoan e përfundoi fjalën e tij duke i shprehur ngushëllimet edhe popullit rus edhe popullit turk.

 



Lajme të ngjashme