Ambasadori Karlov niset me ceremoni mortore nga Aeroporti i Ankarasë

Për ambasadorin e Rusisë në Ankara, Andrey Karlov që humbi jetën si pasojë e një atentati në Ankara u zhvillua një ceremoni në Aeroportin Esenboa.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Brendshëm Sulejman Sojlu, Zëvendëskryeministri Turull Tyrkesh, Prefekti i Ankarasë Erxhan Topaxha, Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Ankarasë, Melih Gëkçek dhe disa deputetë.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit (ambasadorë) të huaj me detyrë në Ankara.

Ceremonia mortore filloi me qëndrim nderi, më pas u mbajtën fjalime dhe në fund lutje.

Pas ceremonisë arkivoli i ambasadorit Karlov u nis me avion për në Rusi.

Lajme të ngjashme