VIDEO - Stamboll - Nesër bëhet përurimi i tunelit të Euroazisë

Me përurimin e tunelit, i cili do ti sjell zgjidhje rrënjësore problemit të transportit në Stamboll, do të mundësohet kalimin mes dy brigjeve të Stambollit për 15 minuta.

VIDEO - Stamboll - Nesër bëhet përurimi i tunelit të Euroazisë

Përurimi i tunelit të Euroazisë, i cili lidhë me rrugë tokësore nën det kontinentet e Azisë dhe Evropës, do të bëhet nesër në orën 14.00 sipas orës së Turqisë me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe një numri të madh të mysafirëve të huaj.

Me përurimin e tunelit, i cili do ti sjell zgjidhje rrënjësore problemit të transportit në Stamboll, do të mundësohet kalimin mes dy brigjeve të Stambollit për 15 minuta.

Pjesa prej 5,4 km e tunelit të Euroazisë me dy kate është ndërtuar nën det me një teknologji të posaçme dhe përbëhet prej tuneleve tjera ndërlidhëse të metrove. Ndërkaq në pjesën prej 9,2 km në anën aziatike dhe evropiane të Ngushticës së Bosforit kanë përfunduar punimet e nevojshme për zgjerimin dhe rregullimin e rrugëve që lidhen me tunelin.

Tuneli, i cili është njëri prej projekteve të shquara të inxhinierisë në botë, do të ketë një sistem të avancuar për të garantuar rrjedhjen e vazhdueshme të komunikacionit  gjatë 24 orëve.

Shpejtësia maksimale në tunel është përcaktuar të jetë 70 km/h.

Për projektimin, ndërtimin dhe administrimin me tunel për 24 vjet e 5 muaj ishte përcaktuar kompania e Sipërmarrjes, Ndërtimit dhe Investimeve të Tunelit të Euroazisë (ATAS). Pas përfundimit të këtij afati tuneli do ti transferohet sektorit publik.



Lajme të ngjashme