Erdogan: Atentati është provokim për të prishur marrëdhëniet turko-ruse

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan): “Atentatin ku humbi jetën ambasadori Karlov e dënoj me urrejtje.

Erdogan: Atentati është provokim për të prishur marrëdhëniet turko-ruse

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan): “Atentatin ku humbi jetën ambasadori Karlov e dënoj me urrejtje.

“Atentati është një provokim për prishjen e marrëdhënieve turko-ruse” tha Erdoan.

Në bisedën telefonike me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan, Putin përcolli kërkesën për të marrë trupin e pajetë të ambasadorit me mundësitë e tyre.

Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen në kohën në të cilën ndodhi sulmi i cili përkon me vizitën e Ministrit të jashtëm turk në Rusi dhe takimet në lidhje memarrëveshjen e arritur në Siri dhe veçanërisht në Halep dhe theksoi se për hetimin e atentatit do të krijohet një komision i përbashktë (turko-rus).

Presidenti Erdoan u shpreh se marrëdhëniet me Rusinë kanë një rëndësi të madhe dhe ata që presin që këto marrëdhënie të prishen nuk do tja arrijnë qëllimit të tyre.

Në deklaratën e drejtpërdrejtë Erdoan i shprehu ngushëllimet edhe popullit rus edhe popullit turk.



Lajme të ngjashme