Çavusoglu: Opozita siriane të përfaqësohet nga opozita e vërtetë në Kazakistan

Ministri Çavusoglu i bëri një vlerësim trafikut diplomatik dhe situatës së fundit në Siri për Radiotelevizionin e Turqisë, TRT.

Çavusoglu: Opozita siriane të përfaqësohet nga opozita e vërtetë në Kazakistan

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se opozita, për të cilën është parashikuar që në kuadër të punimeve për gjetjen e zgjidhjes të takohet me përfaqësuesit e regjimit në Kazakistan, duhet të përfaqësohet nga opozita e vërtetë.

Ministri Çavushollu, i cili i bëri një vlerësim trafikut diplomatik dhe situatës së fundit në Siri për Radiotelevizionin e Turqisë, TRT, tha se Turqia është duke zhvilluar një trafik të ngjeshur diplomatik për evakuimin e civilëve nga Halepi.

Sipas informatave të dhëna nga Çavushollu, në trafikun diplomatik të zhvilluar nga ana e Turqisë pa bërë dallim sektar, dalin në pah përpjekjet e Presidentit Erdoan.

Në rendin e ditës ndodhen edhe samitet e reja që do të organizohen me anë të iniciativës së Presidentit Erdoan në të cilat do të merr pjesë edhe Turqia.

Turqia do të marr pjesë në samitet ku krahas saj do të marrin pjesë edhe vendet e rajoni si Rusia dhe Katari.

Duke prekur në thirrjen e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të mbledhur bashkë në Kazakistan regjimin dhe opozitarët, Ministri Çavushollu tha se “Në qoftë se bëhet fjalë për një hap që do të rritë besimin atëherë do ta mbështesim, por nëse do të mbetet vetëm në fjalë atëherë kjo nuk ka kuptim. Në parim nuk jemi kundër kësaj. Në emër të opozitës aty duhet të jetë opozita e vërtetë. Të mos bëhen përpjekjet për zbutjen e opozitës së vërtet”.

Në anën tjetër Ministri i Jashtëm Çavushollu pati një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Xhevad Zarif për ti thënë “ndal” krizës humanitare në Halep.

Gjatë kësaj bisede krahas situatës në Halep u bë fjalë edhe për evakuimin e civilëve nga fshatrat shiite Madaya dhe Foya.



Lajme të ngjashme