OJQ-të turke në mobilizim për të evakuarit e Halepit

Në kuadër të fushatës “Hapni rrugën për në Halep” 350 automjete të ardhura nga rajonet e Anadollit Lindor dhe Juglindor për të mbështetur civilët e Halepit u nisën nga rrethi Shanllëurfa për të mbërritur në rajon.

OJQ-të turke në mobilizim për të evakuarit e Halepit
33 maune me ndihma humanitare kalojnë portën kufitare të Turqisë
33 maune me ndihma humanitare kalojnë portën kufitare të Turqisë

Fushata humanitare e Turqisë për Halepin ka marrë përmasa të gjera duke përfshirë tërë vendin. Në kuadër të fushatës “Hapni rrugën për në Halep” 33 mauna me ndihma humanitare kanë kaluar portën kufitare Xhilvegëzy të Turqisë për ti ardhur në ndihmë të evokuarve nga Halepi. 

Organizatat joqeveritare turke të cilat nuk qëndrojnë indiferente ndaj dramës njerëzore në Halep vazhdojnë të dërgojnë ndihma në rajon.

Në kuadër të fushatës së Fondacionit turk të ndihmave humanitare “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IHH” autokolona me 380 automjete u nis për në Siri nga Shanllëurfa (Şanlıurfa) dhe Batman.

Në kuadër të fushatës “Hapni rrugën për në Halep” 350 automjete të ardhura nga rajonet e Anadollit Lindor dhe Juglindor për të mbështetur civilët e Halepit u nisën nga rrethi Shanllëurfa për të mbërritur në rajon.

Personat e mbledhur për të krijuar autokolonën me pjesëmarrje të gjerë të ardhur nga 12 rrethe të Turqisë përfshi edhe Van, Bingël (Bingöl) dhe Dijarbakër (Diyarbakır) në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën e Rinisë në Karakëpry (Karaköprü) pasi morën informacionet dhe instruktimet e duhura nga përfaqësuesit të IHH-së për rajonin e Anadollit Lindor dhe Juglindor, u nisën rrugës për në Halep.

Ndihmat njerëzore që mbart autokolona do ti dorëzohen sirianëve që u arratisën nga Halepi dhe mbërritën në Idlib.



Lajme të ngjashme