Çavushollu zhvillon një trafik të ngjeshur bisedash për Halepin

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) vazhdon diplomacinë telefonike me homologët e tij për Halepin.

Çavushollu zhvillon një trafik të ngjeshur bisedash për Halepin

Në bisedën me Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, Çavushollu tha se Turqia bën përpjekje të mëdha për evakuimin e civilëve në Halep si në terren ashtu edhe nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Ai theksoi edhe rëndësinë e rritjes së mbështetjes së vendeve të tjera evropiane përballë dramës që përjetohet në Halep.

Edhe Ministri gjerman Steinmeier rikujtoi ndihmat që mund të bëjë Gjermanisë për Halepin të shprehura këto nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Të dy ministrat ranë dakord që institutet humanitare turke dhe gjermane të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë çështje.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu bisedoi edhe me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed al Nahyan si dhe zhvilloi një bisedë telefonike për të 13-n herë me homologun iranian Cevad Zarif në lidhje me Halepin.



Lajme të ngjashme