Turqia i kërkon OKB-së mbledhje të jashtëzakonshme për Halepin

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se Ankaraja ka ndërmarrë një iniciativë për të thirrur Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbledhje të jashtëzakonshme.

Turqia i kërkon OKB-së mbledhje të jashtëzakonshme për Halepin

I ftuar në një program të TRT-së, Ibrahim Kallën bëri vlerësime në lidhje me aktualitetin.

Për ne, tha Kallën, objektivi i parë në Siri është nxjerrja e civilëve të bllokuar në Halepin Lindor, dhe sigurimi i qëndrimit në Idlib i personave të shpërngulur.

Deri mëngjesin e sotëm në Idlib kanë mbërritur 7 mijë e 500 civilë. Turqia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, nënvizoi Kallën.



Lajme të ngjashme