Koment – Terrorizmi, problemi global që Evropa e sheh sipas vendit ku ndodh

- Nga Erdall Shimshek -

Koment – Terrorizmi, problemi global që Evropa e sheh sipas vendit ku ndodh

Para disa ditësh në Turqi (10.12.2016), organizata terroriste që zë vend edhe në listën ndërkombëtare të terrorit, PKK, zhvilloi dy sulme të njëkohshme me bomba në një nga qytetet më të mëdha dhe më të gjallëruara në Evropë, Stamboll.

Vendi ku u bënë sulmet terroriste të PKK-së dhe masat që ishin në objektivë përbëheshin tërësisht nga civilët. Njerëzit që për tu çlodhur nga rutina e javës kishin përzgjedhur futbollin u përballën me terrorin në dalje të ndeshjes. Dhe ndërkohë që shkruhet ky artikull, Turqia ka dhënë 44 dëshmorë dhe qindra të plagosur.

Qyteti i marrë në objektivë nga terrori, ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Romake të Perëndimit, një qytet që ka qenë djepi i civilizimit perëndimor për qindra vjet. Numri i veprave që kanë dëshmuar civilizimin perëndimor në Stamboll është më i madh se numri i veprave të çfarëdolloj kryeqyteti të Evropës.

Stambolli jo vetëm me pasuritë historike por edhe me kulturën e pasur të shumëllojshme të ditëve tona, ku jeta vazhdon pa ndërprerje për 24 orë, është një qendër e rëndësishme e transportit ajror pothuajse e të gjitha vendeve të botës dhe me veprimtaritë e artit modern, bieneralet, dhe me muzikantët e njohur botërore që përpiqen shumë për të dhënë koncert këtu, Stambolli është një nga qytetet evropiane më të famshme. 

Edhe njerëzit e marrë në objektivë nga organizata terroriste PKK, ishin njerëzit e një qyteti kaq të rëndësishëm të kulturës dhe civilizimit të Evropës.

Nëse do ta përmblidhnim; Sulmet me bomba të PKK-së që lanë 44 dëshmorë dhe plagosën qindra të tjerë, u bënë ndaj një qyteti evropian dhe njerëzve që jetonin në këtë qytet.

Mirëpo si ishte reagimi i shteteve evropiane, Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian, Komisioneve Evropiane, Organizatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër këtyre sulmeve?

Të gjithë dënuan dhunën. Thanë se zënë vend pranë Turqisë. Përcollën mesazhe për të mirën e popullit turk.

Shumë e çuditshme që përveç se nga një gazetë e njohur e Spanjës dhe Francës, asnjë media evropiane, autoritetet shtetëror ose qeveritar, ose asnjë institucion i Bashkimit Evropian për sulmet e egra të PKK-së nuk tha, nuk mundi të thotë “sulm terrorist”.  

Duke thënë “dolën kundër dhunës”, Turqinë që lufton pareshtur kundër organizatave terroriste ndërkombëtare si DAESH, Al Kaeda, Al Nusra dhe PKK, e përshkruan si “një palë të përleshjes, të dhunës”.  

Në historinë e Evropës, që e kam lexuar ditë pas dite, nuk mbaj mend një sjellje masive kaq të shëmtuar dhe që pozitivon terrorin ndërkohë që vriten njerëzit në mënyrë masive dhe me kaq mizori. As ekipi spanjoll i Hernán Cortés  që pushtoi Meksikën  nuk ishte tërbuar kaq shumë. Për atë që interesohet; masakrat e bëra nga Cortés gjatë pushtimit të Meksikës, në historinë e Evropës cilësohet si të turpshme. Jo vetëm ato, por mizoria e kushëririt i tij, Francisco Pizzaro në tokat e ‘Inka-s’, pra Perunë e sot, cilësohen të turpshme. Sepse sipas vlerave të Evropës së sotme, veprimet e Cortés ve Pizzaro u bënë ndaj popullit civil dhe nga aspekti i vlerave njerëzore ishin të turpshme.

Aleatët dhe miqtë tanë evropianë që masakrimin e civilëve nga këta dy kushërinj sipas vlerave të Evropës së sotme i shohin si të “turpshme” përse nuk i shohin si të turpshme këto veprimtari të terroristëve të PKK-së që vrasin mijëra nënshtetas civilë turq? Përse e shohin këtë si një ngjarje të zakonshme dhune?

Gjuha s’ma thotë dot e lapsi nuk e shkruan dot por në mendjen time, madje në mendjen e miliona turqve vjen pyetja: Sot Meksika dhe Peruja është tërësisht e krishterë. Dhe politikanët evropianë për të mos ‘ftohur’ marrëdhëniet me ‘bashkëfetarët’ e tyre, mëkatet e të shkuarës i cilësojnë si veprime ‘të turpshme’. Mirëpo sulmet dhe masakrat e organizatës terroriste PKK ndaj popullit turk që është evropian por mysliman pse nuk i shohin si ‘terror’? A është refleksi fetar arsyeja e kësaj? Nëse është kështu atëherë Evropa a nuk po tradhtohet nga vetë politikanët dhe liderët e saj?

Mos e thëntë Zoti por nëse ndodhte një sulm i ngjashëm në stadiumin e olimpiadës në Munih ose në stadiumin e Amsterdamit në Holandë, si do të ishte reagimi i evropianëve?

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) këtyre shprehjeve dualiste të liderëve politikë dhe politikanëve elitarë evropianë i dha një përgjigje shumë solemne dhe të indinjuar që kaloi në histori: “Ne nuk i besojmë këto fjalëve dyfytyrëshe të evropianëve. Organizata terroriste PKK merr çdo lloj mbështetjeje financiare dhe logjistike nga kryeqytetet e Evropës. Plagën tonë do ta mbledhim (kurojmë) së bashku me miqtë tanë që ndaj të njëjtin fat me ne”.

Politikanët evropianë nuk i rregulluan shprehjet e tyre pas këtij reagimi të indinjuar të Erdoanit. Pas kësaj evropianët filluan një protestë serioze në mediat sociale. Me në krye Parlamentin Evropian, ata kritikuan politikat dyfytyrëshe të personaliteteve shtetërore të veta. Me kalimin e orëve disa liderë politike të Evropës fshinë fjalën “dhunë” nga llogaritë e tyre të medias sociale dhe në vend të saj shkruan fjali ku zinte vend shprehja ‘akt terrorist’.  

Vetë evropianët, rrugët e Evropës e shikojnë fytyrën e shëmtuar të terrorit. Ata e dinë se është kthyer në një problem ndërkombëtar. Pasi votuesit evropianë përballen me fytyrën e pamëshirshme të terrorit në Bruksel, Paris, Londër, Berlin, në metron që udhëton, në rrugën ku shëtit apo në restorantin ku ha. Terrori vendos bombë dhe e vret atë në vagonin ku ka hipur, në kafenë ku ulet në rrugën ku shëtit.

Faktin që terrori është një problem global që e kuptojnë njerëzit e Evropës, kur do ta kuptojnë politikanët dhe liderët evropianë?



Lajme të ngjashme