Turqia angazhohet për një armëpushim të ri në Halep

Për të siguruar sërish një armëpushim në Halepin lindor në Siri, i rrethuar nga paramilitarët shiit të komanduar nga Irani dhe nga ushtria e Beshar Esadit, Turqia do të jetë garantuese në emër të opozitarëve, kurse Rusia në emër të forcave të regjimit.

Turqia angazhohet për një armëpushim të ri në Halep
Halepi po vdes
Halepi po vdes

Halepi kullon gjak...

Në qoftë se procesi do të funksionojë pa probleme është parashikuar fillimi i nxjerrjes së civilëve nga zona konfliktuale dhe përshpejtimi i procesit të evakuimit të tyre me autobusë. 

Ankaraja po ndërton një diplomaci ecejake intensive për rivendosjen e armëpushimit të shkelur dhe hapjen e korridorit evakuimit.

"Ne nuk do të heshtim përballë vrasjeve",- tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe u bëri thirrje edhe Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe bashkësisë ndërkombëtare për të vepruar.

Të mërkurën në mbrëmje Erdogan bisedoi edhe një herë për Halepin në telefon me presidentin rus Vladimir Putin. Në fokus të bisedës ishte drama humanitare në Halep.

Duke vënë theksin tek nevoja për zbatimin e armëpushimit të arritur, në këtë bisedë telefonike u konfirmua se duhet të bëhet një përpjekje e përbashkët për të filluar procesin e evakuimit të civilëve dhe opozitarëve nëpërmjet korridoreve të sigurt.

Presidenti Erdoan i tha Putinit se Turqia është e gatshme për të marrë çdo lloj mase lidhur me strehimin e përkohshëm dhe dërgimin e ndihmave humanitare pasi të jetë hapur një korridor i sigurt evakuimi.

Burimet informative turke bëjnë të ditur se marrëveshja ishte arritur pas bisedimeve që ishin realizuar ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Turqia është garantuese në emër të opozitarëve, kurse Rusia është në emër të forcave të regjimit, njoftojnë të njëjtat burime.

Ata që dalin jashtë zonës së rrethuar pritet të kalojnë në provincën Idlib, që gjendet në jugperëndim të Halepit dhe kontrollohet nga opozitarët.

Idlibi ndodhet afër kufirit të Sirisë me Turqinë dhe i bie të jetë përballë qytetit Hatay.



Lajme të ngjashme