Më 20 dhjetor hapet Tuneli i Euroazisë

Përmes një rruge tokësore, që do të kalojë në shtratin e detit ndërmjet kontinenteve të Azisë dhe Evropës në Stamboll, Tuneli i Euroazisë do të reduktojë në 15 minuta distancën që për momentin bëhet për 100 minuta ndërmjet dy anëve të qytetit.

avrasya tüneli.jpg
Erdoan kalon me makinën e tij tunelin euroazitik
Erdoan kalon me makinën e tij tunelin euroazitik

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka kaluar me makinën zyrtare tunelin Euroazia (Avrasya Tüneli), një tunel që lidh kontinentet e Azisë dhe Evropës dhe që do të përurohet më 20 dhjetor.

Tuneli i Euroazisë, që do të bashkojë përmes një rruge nëntokësore kontinentin e Azisë me atë të Evropës do të hapet më 20 dhjetor. Me vënien e tunelit në shërbim koha e kalimit me makinë nga dy anët e Stambollit tani do të reduktohet në 15 minuta.

Projekti i Tunelit Eurozia, i cili do të reduktojë në masë të madhe kohën e udhëtimit mes lagjeve Kazlıçeşme dhe Göztepe të Stambollit është planifikuar që të jetë i lidhur me dyja urat aktuale mbi ngushticën e Bosforit.

Pjesa prej 5.4 km e Projektit të Tubit të Kalimit të Rrugës Tokësore të Ngushticës së Stambollit, i cili në opinionin publik njihet si Projekti i Tunelit Eurozia, është ndërtuar me një teknologji të veçantë nën tabanin (shtratin) e detit dhe përbëhet nga një tunel dykatësh dhe tunelet e lidhura me metrotë e tjera të ndërtuara. Në anën evropiane dhe aziatike janë përfunduar punimet për zgjerimin dhe përmirësimin në rrugën, e cila në total është 9.2 km e gjatë. Gjithashtu janë zgjeruar rrugët afruese, që ndodhen në mes të lagjeve Sarayburnu-Kazlıçeşme me Harem-Göztepe, janë ndërtuar kryqëzimet, nënkalimet për automjete dhe mbikalimet e nevojshme për kalimtarët.

Projekti i Tuneli Euroazia, i cili është realizuar në linjën Kazlıçeşme-Göztepe do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit brenda qytetit, ku trafiku i makinave është shumë i ngarkuar. Ky tunel kohëzgjatjen e kalimit mes Azisë dhe Evropës do ta reduktojë në 15 minuta nga 100 minuta që është për momentin, dhe do të ofrojë një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm. 

Teksa do të lehtësohet trafiku, zgjerimi dhe rregullimi i rrugëve ndërlidhëse në hyrje dhe dalje të tunelit do të mundësojë gjithashtu edhe rrjedhshmërinë e trafikut dhe pakësojë zhurmën e shkaktuar nga qarkullimi. Për faktin se projekti në fjalë përshkon linjën Kazlıçeşme-Göztepe, që është linja më e shkurtër ndërmjet dy anëve të ngushticës, ai ndër të tjera do të ulë ndjeshëm shpenzimet e karburantit, do të reduktojë edhe sasisë e gazrave të dëmshme që emetohen nga automjetet si dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e automjeteve.

- Tuneli nuk do të ndikohet nga tërmeti dhe cunami

Tuneli është një nga projektet kryesore të botës inxhinierike. Ai do të ketë një sistem të zhvilluar që siguron një qarkullim të vazhdueshëm dhe të sigurt për 24 orë në ditë. Tuneli është produkt i zbatimeve më të përparuara në projektim, në zbatimin e të rejave teknologjike dhe inxhinierike. Tuneli është ndërtuar me një strukturë të tillë, ku ai nuk do të mund të ndikohet nga tërmetet dhe cunamet. 

Gjithashtu tuneli me karakteristikat superiore të sigurisë që ofron në rast nevoje mund të përdoret edhe si strehimi nëndheshëm. Tuneli ka një teknologji të lartë ndriçimi, sistem me kapacitet të lartë ajrimi, pajise të veçanta për shuarjen e zjarrit, të cilat ofrojnë lehtësi në përdorim nga çdo pikë e tunelit, ka një shtresë mbrojtëse në sipërfaqe kundër zjarrit, ka sisteme të evakuimit emergjent dhe korsi të sigurisë, e cila është vendosur në çdo 600 metra.

Tuneli është i pajisur me sisteme të mbyllur të monitorimit me kamera, të cilat do të vëzhgojë çdo pikë të tunelit për 24 orë në 7 ditë. Tuneli do të ketë sisteme të identifikimit të incidenteve, sisteme komunikimi dhe alarmi si dhe një infrastrukturë të lartë teknologjike. Të gjitha këto do të mundësojnë edhe kontrollin e shpejtësisë së lëvizjes brenda tunelit.

Rruga në tunelin dykatësh është ndërtuar me një pedencë, e cila jo vetëm që do të ndikojë pozitivisht në drejtimin e automjetit, por do të ofrojë siguri në rrugë. Ndër të tjera Tuneli i Euroazisë do të ofrojë udhëtim të pandërprerë edhe në kushtet me mot të keq, si ai me mjegull dhe ngrica.

Shpejtësia e lëvizjes në tunel është përcaktuar 70 km në orë, ndërsa pagesat për automjete do të jenë 4 dollarë, plus TVSH, për furgonat 6 dollarë plus TVSH të këmbyera këto në lira turke.

Në të dy drejtimet e tunelit kalimet do të jenë me pagesë, të cilat mund të bëhen edhe nëpërmjet Sistemit të Kalimit të Shpejtë (HGS) dhe Sistemit të Kalimit Automatik (OGS), të cilat funksionojnë përmes leximit optik në mënyrë automatike të stikerit të vendosur në xhamin e përparmë të automjetit. 

Drejtoria e përgjithshme e investimeve të infrastrukturës në Ministrinë e Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit ka ngarkuar me detyrë kompaninë e Menaxhimit të Ndërtimit dhe Investimeve të tunelit Eurazisë (ATAŞ) për dizenjimin e projektit, ndërtimin dhe menaxhimin e projektit për 24 vite e 5 muaj. Pas përfundimit të periudhës së menaxhimit nga kjo kompania tuneli do ti kalojë sektorit publik.



Lajme të ngjashme