Mburoja e Eufratit: Asgjësohen 20 terroristë të DAESH-it

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është kthyer tek evakuimi i popullit civil të Halepit, Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane vazhdon operacionet ndaj elementeve terroriste në Siri.

Mburoja e Eufratit: Asgjësohen 20 terroristë të DAESH-it

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” i filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, janë asgjësuar 20 terroristë të organizatës terroriste DAESH.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se janë asgjësuar edhe 59 objektiva të DAESH-it ndër to edhe ndërtesat e shtabeve (komandimit).



Lajme të ngjashme