Justifikimet evropiane për mos t'i dorëzuar terroristët Turqisë

Turqia kërkon nga vendet evropiane ekstradimin e shumë terroristëve, me në krye ata anëtarë të organizatave terroriste PKK, DHKP-C dhe FETO...

Justifikimet evropiane për mos t'i dorëzuar terroristët Turqisë

Turqia kërkon nga vendet evropiane ekstradimin e shumë terroristëve, me në krye ata anëtarë të organizatave terroriste PKK, DHKP-C dhe FETO.

Mirëpo shtetet e Evropës nuk i dorëzojnë këta terroristë, ekstradimin e të cilëve Turqia e kërkon në bazë të Konventës Evropiane të Ekstradimit, duke u justifikuar se këta fajtorë vlerësohen në kuadrin e “krimeve politike”.

Krahas pretekstit të mësipërm, ekstradimi i terroristëve pengohet gjithashtu nëpërmjet dhënies së nënshtetësisë, të azilit apo justifikimeve ligjore të tjera.

Disa nga krimet e rënda të kryera nga terroristët, që Turqia kërkon të ekstradohen dhe vendet përkatëse të Bashkimit Evropian nuk pranojnë, janë këto: Martirizim i forcave të sigurisë, sulme me bomba artizanale ndaj automjeteve të policisë, sulme me raketa ndaj stacioneve dhe drejtorive të policisë, gjobëvënie, grabitje, bombardim i shkollave, vrasje të qytetarëve, djegie të makinave, bastisje dhe sabotime të kantiereve të ndërtimit, si dhe zjarrvënie të qëllimshme me kokteje molotovi ndaj fabrikave dhe dyqaneve.



Lajme të ngjashme