Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë bëhet pjesë e operacioneve për evakuimin e Halepit

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë njoftoi të enjten se disa autoambulanca të saj janë bërë pjesë e operacioneve të evakuimit në qytetin Halep të Sirisë...

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë bëhet pjesë e operacioneve për evakuimin e Halepit

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë njoftoi të enjten se disa autoambulanca të saj janë bërë pjesë e operacioneve të evakuimit në qytetin Halep të Sirisë.

Drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kerem Kinik, deklaroi se në etapën e parë rreth 100 të plagosur do të sillen për kurim në spitalet turke.

Kinik theksoi gjithashtu se po punojnë për ndërtimin e një kampi me kapacitet 10 mijë persona në Idlib.

Nga ana tjetër, 25 mauna të autokolonës me ndihma humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë hyrë në territorin e Sirisë nga pika kufitare Cilvegozu e Turqisë.

Maunat me materiale ushqimore dhe ilaçe për sirianët mbërritën fillimisht në qytezën turke Reyhanli të rrethit Hatay dhe më pas u nisën në formë autokolone drejt qytetit Idlib të Sirisë duke kaluar nga pika kufitare Cilvegozu e Turqisë. Maunat me ndihma u shoqëruan edhe nga mjete të tjera të OKB-së.

Të mërkurën, 22 mauna të tjera me ndihma të OKB-së kaluan në Siri përmes territoreve turke.



Lajme të ngjashme