Egjeu u dërgon mesazh liderëve të BE-së për Turqinë

Para mbajtjes së samitit të liderëve të BE-së mbi marrëdhëniet me Turqinë në Bruksel, nga të dyja anët e Egjeut ka ardhur një mesazh kuptimplotë.

Egjeu u dërgon mesazh liderëve të BE-së për Turqinë

Deputeti grekParlamentin Evropian dhe njëherësh zv/kryetar i Komisionit të Përzier BE-Turqi, Miltos Kyrkos dhe Përfaqësuesja e Partisë Popullore Republikane (CHP) në Bashkimin Evropian (BE), Kader Sevinç u kanë bërë thirrje liderëve të BE-së përmes një video-mesazhi që kanë publikuar.

Në video-mesazhin në fjalë, i cili është përkthyer edhe në greqisht, pasi është publikuar në Greqi, Kyrkos dhe Sevinç bëjnë këtë apel: “Si dy evropianë që vijmë nga të dyja anët e Egjeut, u bëjmë thirrje liderëve evropianë që të zhvillojnë në lidhje me Turqinë një politikë më koherente, më evropiane dhe më gjithëpërfshirëse”.



Lajme të ngjashme