Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ankaraja: E gjithë bota duhet të ngrihet në këmbë për Halepin

Ministri turk për Bashkimin Evropian, Omer Çelik, deklaroi të enjten se e gjithë bota duhet të ngrihet në këmbë për qytetin Halep të Sirisë....

Ankaraja: E gjithë bota duhet të ngrihet në këmbë për Halepin

Ministri turk për Bashkimin Evropian, Omer Çelik, deklaroi të enjten se e gjithë bota duhet të ngrihet në këmbë për qytetin Halep të Sirisë.

Gjatë një konference shtypi nga Gjermania, ku po qëndron për një sërë kontaktesh zyrtare, Omer Çelik tha se Turqia është duke punuar në mënyrë intensive prej tashmë një jave për të hapur një korridor humanitar në Halep, por kjo nismë po sabotohet.

“Një sulm është bërë paraditen e sotme ndaj korridorit humanitar”, theksoi ai dhe tërhoqi vëmendjen se këto masakra janë të turpshme për të gjithë botën.

“Teksa ne mirëpresim rreth 100 mijë persona brenda një dite, Evropa bën pazarllëqe për 100 apo 200 veta dhe përpiqet që ta çojë këtë çështje në referendum popullor”, u shpreh ministri Çelik.

Shefi i negociatave të Ankarasë me Brukselin vuri në pah se progresi i shënuar pas Luftës II Botërore nuk është kthyer në një përfitim për Halepin.

“E gjithë bota duhet të ngrihet në këmbë për Halepin. Bota duhet të ballafaqohet me këtë turp”, përfundoi Omer Çelik.



Lajme të ngjashme