Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Fondacioni turk IHH dërgon ndihma për familjet e Halepit

Fondacioni turk i ndihmave humanitare “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IHH” është duke u përgatitur 20 000 kuti me ndihma ushqimore për familjet që do të largohen nga Halepi.

Fondacioni turk IHH dërgon ndihma për familjet e Halepit

Pas arritjes së një armëpushimi midis forcave opozitare dhe regjimit në qytetin Halep të Sirisë, fondacioni turk i ndihmave humanitare “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IHH” (İnsan Hak ve Hürriyetleri İnsani Yardım Vakfı) është duke përgatitur 20 000 kuti me ndihma ushqimore për familjet që do të largohen nga Halepi.

Këshilltari për mediat i zyrës së këtij fondacioni në qytetin e Hatay-it në Turqi përgjegjëse për punimet në lidhje me Sirinë, Burak Karaxhaollu (Burak Karacaoğlu) tha se ata kanë përgatitur ushqime për familjet që do dalin nga qyteti dhe do të shkojnë në vende më të sigurta në Siri pas vendosjes së armëpushimit në Halep.

"Ne jemi duke përgatitur 20 000 kuti me ndihma ushqimore për këto familje, duke përfshirë bukë, ushqime për mëngjes, konserva, biskota dhe artikujt të ndryshëm të tjerë ushqimorë. Ne jemi duke punuar për të plotësuar edhe nevojat që mund të kenë këto familje për strehim. Për familjet që do të vijnë dhe vendosen në vende të sigurta po përgatiten edhe soba si dhe lënde djegësi si: dru dhe qymyr”, sqaroi Karaxhaollu. 

Ndihmat në fjalë po përgatiten nga zyrat e fondacionit në Siri, nënvizoi Karaxhaollu dhe theksoi se fondacioni do të vazhdojë të jetë pranë familjeve nga Halepi.



Lajme të ngjashme