Kurtullmush: Duam të shohim kush është mik e kush është armik

"Të gjithë e dinë se edhe tani në shumë vende të Evropës PKK-ja ka shumë veprimtari" tha Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush.

Kurtullmush: Duam të shohim kush është mik e kush është armik

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) reagoi ndaj vendeve të Evropës që mbrojnë dhe strehojnë organizatën terroriste PKK e cila sipërmori sulmin tradhtarë në Stambolli duke thënë: “Terroristët nuk i blejnë këto armë në Pazar. Ne duam një qëndrim që pengon veprimet e PKK-së në Evropë”.

Ai bëri të ditur se të gjithë e dinë se edhe tani në shumë vende të Evropës PKK-ja ka shumë veprimtari.

“Përkrahësit e organizatës terroriste janë duke bërë çdo lloj presioni ndaj nënshtetasve turq që janë kundër PKK-së” tha zëvendëskryeministri Kurtullmush.

Ai bëri të ditur se vendet e Evropës duhet të jenë të sinqerta në luftën kundër terrorit.

"Tashmë mjaft. Ata duhet të tregojnë jo me fjalë por me zbatim se janë pranë Turqisë në luftën kundër terrorit” tha Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush.  

 



Lajme të ngjashme