Erdoan: Nëse kini mëshirë për mizorin, tradhtoni të pafajshmin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan: "Policia të mos hezitojë aspak të përdorë të drejtat që u janë dhënë në luftën kundër terrorit”.

Erdoan: Nëse kini mëshirë për mizorin, tradhtoni të pafajshmin
Erdoan vizitoi forcat e sigurisë për ti shprehur mbështetjen e shteti dhe qeverisë
Erdoan vizitoi forcat e sigurisë për ti shprehur mbështetjen e shteti dhe qeverisë

Pas sulmit tradhtar terrorist në Stamboll, që tronditi tërë Turqinë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) zhvilloi një vizitë ngushëllimi në drejtorinë e Departamentit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë  dhe i dha policisë mesazhin: “shteti është pranë jush”.

Pas sulmit tradhtar terrorist në Stamboll, që tronditi tërë Turqinë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) i dha policisë mesazhin: “shteti është pranë jush”.

Erdoan zhvilloi një vizitë ngushëllimi në drejtorinë e Departamentit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ku tha: “Nëse kini mëshirë për mizorin, tradhtoni të pafajshmin”.

Presidenti Erdoan i cilësoi sulmet terroriste si veprime të forcave imperialiste perëndimore me qëllim copëtimin e Turqisë.

Drejtuar forcave të sigurisë, Erdoan tha: “Mos hezitoni aspak të përdorni të drejtat që iu janë dhënë në luftën kundër terrorit”.

“Këtë ta dëgjojnë edhe ata që janë duke na ndjekur nga ekranet e televizorit, këtë ta dëgjojë edhe populli, pranë jush qëndron shteti dhe qeveria dhe në asnjë mënyrë mos hezitoni aspak të përdorni të drejtat që iu janë dhënë në luftën kundër terrorit” vijoi Presidenti Erdoan.

Edhe Ministri i Brendshëm Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) që zhvilloi përsëri këtu një vizitë ngushëllimi, tha “Gjaku i shokëve tanë do të lahet me gjak. Askush të mos të ketë shqetësim se do të kërkohet llogari në mënyrë të pamëshirshme ndaj kujtdo që ka dhënë mbështetje, brenda ose jashtë”.

Në Stamboll mbrëmjen e së shtunës, në sulmin terrorist të organizatës separatiste terroriste PKK ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë ranë dëshmorë 44 persona, 37 prej të cilëve ishin policë.



Lajme të ngjashme