Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tomas Zdechovsky apelon për ndalimin e aktiviteteve të PKK-së në PE

Një thirrje domethënëse i është drejtuar të dielën Parlamentit Evropian, pas sulmit terrorist të dyfishtë që tronditi Stambollit ditën e shtunë...

Tomas Zdechovsky apelon për ndalimin e aktiviteteve të PKK-së në PE

Një thirrje domethënëse i është drejtuar të dielën Parlamentit Evropian, pas sulmit terrorist të dyfishtë që tronditi Stambollit ditën e shtunë.

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky, reagoi përmes medias sociale kundër sulmit tradhtar në metropolin më të madh turk duke kërkuar ndalimin e aktiviteteve të organizatës terroriste PKK në Parlamentin Evropian.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen se PKK-ja është pjesë e listës së zezë të Bashkimit Evropian për organizatat terroriste.

“Tashmë terroristët nuk duhet të tolerohen më. Ndalni PKK-në dhe DAESH-in, si dhe ndalojini ato në Parlamentin Evropian”, shtoi eurodeputeti çek.

Pasi theksoi se asgjë nuk mund të arrihet ndonjëherë me forcën e armëve përballë qeverisë turke, Tomas Zdechovsky kërkoi me ngulm që të ndalohen aktivitetet e organizatës terroriste dhe separatiste PKK në kuadër të PE-së.

“Bëra thirrje për ndalimin e aktiviteteve të saj në Parlamentin Evropian, sepse PKK-ja është në listën e zezë të BE-së për organizatat terroriste. Askush nuk e ka nxjerrë apo përjashtuar atë nga kjo listë”, sqaroi ai.

Zdechovsky theksoi se ai vetë është katolik, ndërsa viktimat e sulmit terrorist të dyfishtë në Stamboll janë myslimanë.

“Por të gjithë jemi njëlloj. E rëndësishme këtu nuk është feja. Ne s’do ta mbështesim kurrë terrorizmin”, vlerësoi anëtari çek i Parlamentit Evropian.

Mesazhi i politikanit çek u prit me kënaqësi të madhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, si dhe nga përdoruesit turq të medias sociale.

“Faleminderit Tomas, kjo është saktësisht ajo që Turqia dëshiron të shohë nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të saj”, thuhet në postimin e ministrit Çavusoglu lidhur me këtë çështje.

Në mesazhin e tij përmes rrjetit social “Twitter”, Tomas Zdechovsky nënvizonte gjithashtu këto fjalë: “Sulmi në Stamboll, i cili kishte në shënjestër edhe civilët, s’ka asnjë dallim nga sulmet në Paris dhe Bruksel. Terrorizmi nuk mund të ketë sukses asnjëherë. Terroristët nuk mund të fitojnë kurrë. Ne s’do ta mbështesim terrorizmin ndonjëherë.”

Përdoruesit turq të medias sociale e falënderuan eurodeputetin Zdechovsky për solidarizimin dhe mesazhin e tij domethënës në lidhje me sulmin terrorist të dyfishtë në Stamboll.



Lajme të ngjashme