Sulmi terrorist në Stamboll - Rritet në 44 numri i dëshmorëve

Ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdag, njoftoi të hënën se numri i dëshmorëve të sulmit terrorist të dyfishtë, që goditi të shtunën zemrën e Stambollit pas ndeshjes Besiktas-Bursaspor, është rritur në 44 persona...

Sulmi terrorist në Stamboll - Rritet në 44 numri i dëshmorëve

Ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdag, njoftoi të hënën se numri i dëshmorëve të sulmit terrorist të dyfishtë, që goditi të shtunën zemrën e Stambollit pas ndeshjes së futbollit Besiktas-Bursaspor, është rritur në 44 persona.

Numri i viktimave ishte 38 deri mëngjesin e sotëm, por 6 të plagosur në gjendje të rëndë ndërruan jetë duke mos iu përgjigjur trajtimeve mjekësore në spitalet e specializuara të Stambollit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 155 persona janë plagosur nga sulmi terrorist i të shtunës dhe disa prej tyre janë ende në rrezik për jetën.



Lajme të ngjashme