Sulmet na bëjnë edhe më të fortë

Ne vazhdojmë rrugën tonë më të fortë, më të bashkuar dhe me amanetin e dëshmorëve që kanë dhënë jetën për këtë atdhe.

turk polis.jpg

Kemi mbuluar me dhe dhjetëra policë.

Prapa ata lanë foshnja në djep; që nuk kanë për ta njohur kurrë babanë e tyre.

Lanë nëna që nuk do t’u thahen kurrë lotët në sy; që nuk kanë për ta harrur kurrë aromën e bijve e bijave të tyre.

Me dhe kemi mbuluar edhe dhjetëra të rinj; ëndrrat e të cilëve nuk kanë për t’u realizuar kurrë.

Ne lutemi për ta, vendosim lule mbi varet e tyre.

Pastaj marrim në krahë foshnjat, nënat dhe ëndrrat e tyre dhe vazhdojmë rrugën tonë.

Sepse ne nuk kemi frikë.

Sepse e dimë që në asnjë vend të botës, kurrën e kurrës, përpara një shkelësi nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të mbytjes në ndyrësinë dhe poshtërsinë e vet.

Ne kur japim dëshmorë, shtohemi edhe më shumë; sepse bëhemi me bij e bija të reja, me nëna e baballarë të rinj, që dëshmorët na i kanë lën amanet.

Kështu fuqizohemi ne, bëhemi një trup i vetëm.

Po vijmë drejt jush: DO TË ZHDUKENI!



Lajme të ngjashme