Yildirim: Jemi duke ndjekur nga afër punimet për zbardhjen e rastit

Ashtu sikurse Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) monitoroj nga afër zhvillimet në lidhje me sulmin e terrorit në Stamboll.

Jëlldërm, i cili u informuan nga autoritetet përkatëse, tha se edhe këtë dhimbje do ta kapërcejnë duke u integruar dhe bashkuar edhe më shumë me popullin.

Në një deklaratë me shkrim Kryeministri Jëlldërëm shkroi se “Vrasësit, të cilët i vënë kurth jetës, qetësisë dhe lumturisë nuk do të mund të cenojnë integritetin e shteti dhe kombit tonë, nuk do ta zmbrapsin Turqinë nga rruga e saj e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjaku i dëshmorëve tanë do të paguhet. Vrasësit, të cilët cenuan jetët dhe që shkatërruan edhe trupat e tyre dhe ata që i dërguan në vdekje shpirtrat e poshtër të tyre do të marrin përgjigjen e duhur”.

Duke e bërë të ditur se janë vënë në gjendje gatishmërie për të zbardhur rastin Kryeministri Jëlldërëm tha: “Qeveria dhe ministritë tona përkatëse janë vënë në veprim për zbardhjen e këtij sulmi tinëzarë”.

Lajme të ngjashme