Presidenti Erdogan vizitoi të plagosurit në sulmin e terrorit në Stamboll

Në dalje nga spitali Erdogan dhe Yildirim u prononcuan në interes të gazetarëve.

Presidenti Erdogan vizitoi të plagosurit në sulmin e terrorit në Stamboll
erdoğan, yıldırım ziyaret açıklama 2.jpg
erdoğan, yıldırım ziyaret açıklama 1.jpg

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka vizituar të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll, të cilët vazhdojnë mjekimin e tyre në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e fondacionit Bezmialem.

Erdoğan, në një deklaratë pas vizitës së kryer në spitalin ku qëndrojnë të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll është shprehur se "Përsa i përket ngjarjes bëhet fjalë se kemi 38 dëshmorë dhe 155 të plagosur. Ajo që është më e rëndësishme që duhet të përqendrohemi është se populli im nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël se ne do të vazhdojë deri në fund luftën kundër terrorizmit".

Në fjalën e tij Presidenti Erdoğan është shprehur më tej: "Nëse synojnë që të na frikësojnë me këto, ne nuk kemi rënë aq poshtë sa të frikësohemi dhe t'iu lëmë këtyre të poshtërve lirshmëri. Kur kemi filluar këtë udhëtim ne kemi veshur qefinin dhe jemi nisur. Ne jemi anëtarë të një besimi, mendimi i cili pozitën e rënies dëshmorë e pranon si nderin më të lartë. Për këtë arsye nuk bëhet fjalë që nga kjo të ketë ndonjë tërheqje. Ky atdhe në kuptimin e vërtetë të fjalës është i atyre që e mbrojnë. Ndërsa këta të tjerët nuk i përkasin as edhe një pjese të tij sepse këta nuk kanë asnjë lloj dashurie për atdheun."

Edhe Kryeministri Binali Yildirim vizitoi të plagosurit në sulmin e terrorit të cilëve u uroj shërim të shpejtë.

Në deklaratën e tij të bërë pas vizitës Kryeministri Yildirim tha se ata të cilët organizuan këtë sulm vënë në pah tërë poshtërsinë e tyre vetëm për të tërhequr vëmendjen.

Në lidhje me përgjegjësit e sulmit në fjalë Yildirim tha se "Natyrisht se jemi duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë çështje, por sipas të dhënave të para nuk kemi asnjë dyshim se sulmi është kryer nga organizata separatiste terroriste PKK. Pa marr parasysh se cila organizatë e ka ndërmarr këtë sulm për ne të gjitha janë të urryera kundër të cilave duhet luftuar". 

 



Lajme të ngjashme