Ministri i Brendshëm Soylu: Numri i viktimave të sulmit u ngrit në 38

Soylu njoftoi se menjëherë pas sulmit janë ndaluar 10 persona ndërsa në operacionet e ndërmarra më pas u ndaluan edhe 3 persona të tjerë.

Ministri i Brendshëm Soylu: Numri i viktimave të sulmit u ngrit në 38

Numri i viktimave të dy sulmeve të ndara mbrëmë në Stamboll ndaj njësive policore për ndërhyrje të shpejtë, doli në 38.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Süleyman Soylu bëri të ditur se "Sipas të dhënave të fundit që morëm, është rritur në 38 numri i bijve tanë që ranë dëshmorë si pasojë e sulmit të egër të djeshëm. Prej këtyre, 30 janë nëpunës policorë dhe pjesëtarë të sigurisë, 7 civilë dhe njëri ende nuk është identifikuar”.

Soylu njoftoi se menjëherë pas sulmit janë ndaluar 10 persona ndërsa në operacionet e ndërmarra më pas u ndaluan edhe 3 persona të tjerë. Kështu deri më tani u ndaluan gjithsej 13 persona.

“Këtë mëngjes përmes mediumeve informoi edhe zv/kryeministri. Vlerësimet e bëra si përgjegjëse tregojnë PKK-në. Autoritetet tona posedojnë kornizën në lidhje me atë se si është planifikuar sulmi, kur dhe si është realizuar, megjithatë, nuk do të japim vlerësime të shumta në lidhje me këtë, me qëllim që hetimi dhe operacioni të vazhdojnë në mënyrë të rregullt”, u shpreh Soylu.

Duke nënvizuar se personeli mjekësor bëri punën e duhur në mënyrë të përkryer, Soylu u shpreh se “Në spitale kemi 136 të plagosur. Prej këtyre, 14 janë nën kujdes intensiv, ndërsa 5 në operacion, pra gjithsej 155 të plagosur të vendosur në spitale të ndryshme”.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu në deklaratën e bërë mbrëmë ka thënë se qëllimi i këtij sulmi është për të mposhtur luftën e fortë që zhvillohet kundër terrorit. Soylu ka bërë të ditur se njëri prej sulmeve është ndërmarr nga ana e një kamikazi dhe tjetri me autobombë.   

Pas një pyetjeje të parashtruar, ministri Soylu tha se PKK, DEASH dhe FETO e përdorin Turqinë si vend shënjestre. Sipas tij, të gjithë, me në krye forcat e sigurisë, janë duke punuar për të marrë masa 24 orë, për të siguruar qetësi dhe siguri për qytetarët, për t’i vlerësuar në nivelin më të lartë informacionet e siguruara dhe që populli dhe shteti të mos ndikohet negativisht.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë, Recep Akdag dhe Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya.

Ndërkaq bëhet e ditur se hetimet e gjithanshme të kryera nga ana e Kryeprokurorisë së Stambollit vazhdojnë.



Lajme të ngjashme