Turqia reagon ndaj vendimit të Greqisë për të mos ekstraduar puçistët

Ushtarakët puçistë të arratisur në qytetin Aleksandropoli të Greqisë me helikopterin tip Sikorsky pas tentativës së grushtit të shtetit, kërkuan strehim nga ky vend.

627470
Turqia reagon ndaj vendimit të Greqisë për të mos ekstraduar puçistët

Turqia reagoi ashpër ndaj mos ekstradimit nga ana e Greqisë të puçistëve të strehuar në këtë vend pas tentativës për grushtin e shtetit të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtetet (FETO/PDY) më 15 korrik në Turqi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ambasadori Hysejin Myftyollu (Hüseyin Müftüoğlu) në deklaratën e bërë në lidhje me këtë temë, tha: “E kemi të vështirë të kuptojmë se ndërkohë që pranohet ekstradimi i 3 të arratisurve, nga ana e Gjykatës së Apelit të Athinës u refuzua ekstradimi i 5 të arratisurve të tjerë”.

Ai bëri të ditur se procesi i ekstradimit në Turqi të 8 të arratisurve në Greqi po ndiqet nga shumë afër.

“Pritshmëria jonë themelore nga Greqia është ekstradimi i puçistëve në vendin tonë” tha Myftyollu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve ditën e mërkurë në Bruksel, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, bëri një deklaratë në lidhje me ekstradimin e ushtarakëve puçistë turq që u arratisën në Greqi. Duke theksuar se të 8-të ushtarët e strehuar në Greqi janë puçistë tha se kërkojnë ekstradimin e të gjithë këtyre personave në Turqi.

Duke bërë të ditur se ndërmjet Turqisë dhe Greqisë ka marrëveshje dypalëshe, Ministri Çavushollu tha: “Marrëveshjet ligjore janë të qarta. Ne nuk themi ‘dalim jashtë ligjit’. Por marrëveshjet, drejtësia, ligjet ndërkombëtare dhe kontratat janë të qarta. Këta njerëz duhet të ekstradoheshin”.

Ushtarakët puçistë të arratisur në qytetin Aleksandropoli të Greqisë me helikopterin tip Sikorsky pas tentativës së grushtit të shtetit, kërkuan strehim nga ky vend.



Lajme të ngjashme