Erdoan: Përdorimi i monedhës turke nuk është kundër vendeve të huaja

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vendimi në lidhje me valutën nuk është kundër ndonjë vendi tjetër.

Erdoan: Përdorimi i monedhës turke nuk është kundër vendeve të huaja

“Vendimi për të përdorur monedhën tonë kombëtare në vend të valutës nuk është kurrë një veprim i ndërmarrë kundër ekonomisë së një vendi tjetër” tha Erdoan.

Presidenti turk mbajti një fjalim në Aktivitetin e Javës së Inovacionit në Turqi të zhvilluar në Qendrën e Kongreseve në Stamboll.

Në fjalimin e tij Presidenti Erdoan tha: “Pa u ngritur Turqia në këmbë, nuk do të ngrihet në këmbë as rajoni dhe as civilizimi ynë, këtë e shohim dhe e kuptojmë edhe një herë në çdo rast. Barra dhe përgjegjësia mbi supet tona është e rëndë por në të njëjtën kohë është edhe aq krenaridhënëse. Kompanitë që zhvillojnë punime novacioni, institucione ombrellë siç është TIM, të gjitha njësitë përkatëse të sektorit publik janë të detyruara që tempon dhe objektivat e tyre me këtë ndërgjegjësim ti çojnë gjithmonë veç përpara”.   

Ai bëri të ditur gjithashtu se është rritur edhe numri i burimit të njerëzve që interesohen me kërkim-zhvillimin Ar-Ge.

“Numri që në vitin 2001 ishte 76 mijë, në vitin 2016 ka kaluar mbi 224 mijë. Ndërkohë që në vitin 2001 të ardhurat e prodhimit të brendshëm bruto të Ar-Ge ishte 0,54% në vitin 2016 duke kaluar 20 miliardë dollarë u rrit në nivelin 1,06%. Nuk është e mjaftueshme. Objektiva është 3%. Ne duhet të arrijmë këtë sukses” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.  

Presidenti Erdoan e vazhdoi fjalimin e tij duke thënë: “Gjatë viteve 2002-2015 numri i aplikimeve për patentë vendore ka lënë pas 37 mijë aplikime. Duke filluar nga viti i kaluar, zbatimi i aktiviteteve të inovacionit ka arritur në 55% në nismat e industrisë së prodhimit dhe 47% në sektorin e shërbimit. Në indeksin e inovacionit global ndër 128 vende, Turqia është ngritur në vendin e 42-të”.



Lajme të ngjashme