Avionët turq asgjësojnë 19 terroristë të PKK-së

Në operacionin ajror të zhvilluar në rajonin Gara në veri të Irakut u asgjësuan 19 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Avionët turq asgjësojnë 19 terroristë të PKK-së

Sipas informimit të bërë nga Shtatmadhoria e Turqisë, në rajonin Gara u zhvillua një operacion me avionët luftarakë të Forcave Ajrore Turke.

Në operacion u asgjësuan 19 terroristë të PKK-së të cilët përgatiteshin për të sulmuar njësitë kufitare.

Në operacion u shkatërruan 2 rifuxho, 3 vendstrehime dhe një kompleks logjistik i terroristëve.  

Avionët që kryen me sukses detyrën u kthyen të sigurt në bazën ajrore.



Lajme të ngjashme