Akar i telefonon komandantit të NATO-s për ti shpjeguar të vërtetat

Biseda u zhvillua prej deklaratës së Scaparrotti në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit të organizatës terroriste gyleniste FETO në 15 korrik.

Akar i telefonon komandantit të NATO-s për ti shpjeguar të vërtetat

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralarmate Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Komandantin Suprem të NATO-s për Evropën, gjeneralarmate Curtis Michael Scaparrotti.

Biseda u zhvillua prej deklaratës së Scaparrotti në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit të organizatës terroriste gyleniste FETO në 15 korrik.

Në deklaratën e bërë nga Shtatmadhoria e Turqisë bëhej e ditur se Akar i telefonoi Scaparrottit për shkak të deklaratave që zunë vend në organet e ndryshme mediatike gjatë datave 8-9 dhjetor në lidhje me tentativën tradhtare të FETO-s për grusht Shtetit.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se Akar i ka përcjellë edhe një herë Scaparrottit të vërtetën dhe ato që dihen në lidhje me këtë tentativë.



Lajme të ngjashme