Vazhdon fushata e mbështetjes së monedhës kombëtare

Presidenti Erdoan në një bashkëbisedim me gazetarët sot në Stambolli kërkoi nga populli të vazhdojë fushatën e këmbimit të devizës me lirën turke dhe të mos i lërë hapësirë për veprim lobit të valutës së huaj.

Vazhdon fushata e mbështetjes së monedhës kombëtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në përgjigje të interesit të gazetarëve sot në Stamboll tha se është i kënaqur me masat e marra për këmbimin e valutës në lirën turke, por nuk i ka vlerësuar si të mjaftueshme.

“Po a është kjo e mjaftueshme? Për mendimin tim Jo. Unë mendoj se populli im duhet ti mëshojë më shumë kësaj çështjeje. Gjithashtu neve do të na lehtësojë shumë edhe deklarata që bëri zoti kryeministër, për masat që do të merren për përdorimin e lirës turke në blerjet, tenderët që do të zhvillojë shteti për institucionet publike, përveç rasteve të pashmangshme”, u shpreh kreu i shteti turk.

Duke iu referuar bisedimeve që vazhdojë me Iranin dhe Kinën, për ta realizuar tregtinë me këto vende përmes monedhave kombëtare, Presidenti Erdoan tha: “Irani me Kinën e kanë vlerësuar pozitivisht këtë çështje. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, atëherë monedhat tona do të çliroheni nga presioni i këmbimit valutor”.

Erdoani kërkoi nga populli që të mos i lërë hapësirë për veprim lobit të valutës, ndërsa shprehu bindjen që në procesin në vijim Banka Qendrore dhe bankat shtetërore do të jetë më të ndjeshme ndaj kësaj çështjeje.



Lajme të ngjashme