Turqia merr masa të rrepta për një zhvillim të madh ekonomik

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) deklaroi vendimet e marra në ekonomi dhe tha se viti 2017 do të jetë viti i kursimeve.

Turqia merr masa të rrepta për një zhvillim të madh ekonomik

Kryeministri turk në konferencën për shtyp të zhvilluar në Pallatin Çankaja ndau me gazetarët vendimet e marra javën e shkuar në Këshillin e Koordinimit Ekonomik.

Sipas masave të marra do të krijohet vëllimi tregtar prej 250 miliardë lirash (afërsisht 7 miliardë dollarë) dhe do të tejkalohen shqetësimet e kompanive mbi paratë në dorë..

Për bizneset do të sigurohet kredi prej 50 mijë lirash (rreth 14 mijë dollarësh) me periudhë kohore 3 vjeçare dhe pa shlyerje për 12 muajt e parë.

Në vitin 2017 për shpenzimet e investimit kundrejt prodhimit, kontributi i investimit do të ketë një rritje 15% në krahasim me atë aktual. Edhe ulja e taksave të institucioneve do të zbatohet e plotë.

Në kredinë e valutës që përdoret kundrejt shërbimeve të transportuesve ose kontraktorëve jashtë shtetit, për mallrat turke që do të sigurojnë brenda vendit dhe për pjesën e shërbimeve të tyre nuk do të zbatohet normë interesi.

Do të sigurohet vend pune për 600 mijë persona, 500 mijë prej të cilëve do të punësohen në sektorin privat.

Do të ulet kostoja e kompanive të sektorit privat dhe do të merren masa për rritjen e vëllimit të eksportit.

Pagesat ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore (dhe Shëndetësore) në Turqi (SGK) do të shtyhen pa normë interesi për 9 muaj.

Bankat publike tashmë duke mbledhur paratë nuk do të jenë në kompeticion.

Shteti për sa kohë që nuk do të jetë i detyruar kontratat nuk do ti bëjë me dollarë.



Lajme të ngjashme