Çavushollu i përgjigjet pretendimeve, i jemi afruar El Babit

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Ushtria e Lirë Sriane me mbështetjen e Turqisë i është afruar El Babit.

Çavushollu i përgjigjet pretendimeve, i jemi afruar El Babit

Çavushollu bëri një deklaratë në lidhje me pretendimet për hyrjen në El Bab në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit që vazhdon prej datës 24 gusht.

Çavushollu tha se Ushtria e Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke i është afruar El Bab-it.

“Parashikohet që brenda një kohe të shkurtër të përfundojë operacioni në këtë zonë. Në Munbiç dërguam një ekip që përbëhet nga ushtarët amerikanë dhe specialistët tanë. Këtu janë duke bërë inspektime. Deri sa të jenë të sigurt se organizata terroriste YPG, që është zgjatim i organizatës terroriste PKK në Siri, të ketë kaluar në lindje të Lumit Eufrat, këto përpjekje do të vazhdojnë” tha Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu.



Lajme të ngjashme