Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Greqia refuzoi kërkesën për ekstradimin edhe të dy puçistëve në Turqi

Gjykata greke refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin edhe të dy puçistëve të ikur në Greqi, kështu numri i ushtarakëve të cilët nuk u ekstraduan në Turqi doli në 5.

Gjykata mori vendim edhe për dy puçistët të ikur në Greqi pas tentativës së grusht shteti më 15 korrik.

Për 3 prej 8 puçistëve të ikur në Greqi gjykata kishte marr vendim për ekstradimin e tyre, ndërsa kishte refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin edhe të 3 të tjerëve.  

Kështu gjykata greke së fundmi refuzoi kërkesën për ekstradimin edhe të 2 puçistëve të mbetur, ndërsa numri i kërkesave të refuzuara doli në 5.

Pas dështimit të tentativës së grusht shteti më 15 korrik 8 puçistët u arratisën në Greqi me helikopter ushtarak të tipit Sikorsky dhe bënë ulje në Aleksandropol.

Puçistët mbahen të burgosur në një burg në afërsi të Athinës, ndërsa kanë bërë kërkesë për azil politik në këtë vend.

Lajme të ngjashme