Erdoan reagon ndaj keqtrajtimit të zv.kryeparlamentares turke në Gjermani

Në fjalën që mbajti në mbledhjen e 31-të me drejtuesit lokalë Presidenti Erdoan reagoi ndaj trajtimit të të pahijshëm që iu bë zv/kryetares së kuvendit turk, Ajshenur Bahçekapëllë në Gjermani.

Erdoan reagon ndaj keqtrajtimit të zv.kryeparlamentares turke në Gjermani

Një reagim tjetër, ndaj trajtimit të pahijshëm që iu bë zv/kryetares së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ajshenur Bahçekapëllë (Ayşenur Bahçekapılı) në Gjermani, erdhi edhe nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Erdoan tha se raprezalja ndaj Gjermanisë do të jetë disa herë më e madhe.

Trajtimin që iu bë zv/kryeparlamentares turke në Gjermani, Erdoan e trajtoi edhe në fjalën që mbajti në mbledhjen e 31-të me myftarët (drejtuesit lokalë), organizuar të mërkurën në Kompleksin Presidencial.

Presidenti Erdoan rikujtoi se zv/kryeparlamentarja Bahçekapëllë nuk ishte lejuar të kalonte në aeroportin gjerman pavarësisht pasaportës së përkohshme që kishte marrë nga Ambasada për shkak të vjedhjes gjatë udhëtimit në Gjermani të çantës bashkë me dokumentet e identifikimit që kishte brenda.

“Ti pranon dhe pret si mysafir terroristët në vendin tënd, kurse Zv.kryetarin e kuvendit (TBMM) të këtij vendi (Turqisë) dhe delegacionin që e shoqëron e lë të presë për orë të tëra tek dera. A nuk e meritojnë këta tani të njëjtin qëndrim? Pastaj Erdoani bëhet diktator. Në qoftë se ti bën një gabim të tillë ndaj zëvendësit të Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, atëherë edhe mua më duhet t’ua rikthej me të njëjtën mënyrë. Pikë së pari, për sa kohë që nuk merren masat e duhura në lidhje me personelin e implikuar në këtë rast, edhe Turqia është e detyruar që të kundërpërgjigjet me të njëjtën gjuhë”, tha Erdoan.



Lajme të ngjashme