Benini premton mbylljen e shkollave të FETO-s

Përkrahja ndaj Turqisë përballë tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO, kësaj radhe erdhi me mijëra kilometra larg.

Benini premton mbylljen e shkollave të FETO-s

Përkrahja ndaj Turqisë përballë tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO, kësaj radhe erdhi me mijëra kilometra larg.

Presidenti i Beninit, Patrice Talon bëri të ditur se do ti mbyllin shkollat e FETO-s në vendin e tij.

Patrice Talon i ndodhur në Ankara si mysafirë i Presidentit Erdogan fillimisht vizitoi mauzoleun e Ataturkut.

Presidenti mysafir mendimet e tij në lidhje me Ataturkun i shprehu me fjalët: “Veprat e tij gjithmonë do të jenë burim i frymëzimit për të gjitha vendet”.

Ndalesa e radhës e presidentit mysafir ishte Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, i cili ka qenë në objektiv të sulmeve gjatë tentativës së grusht shteti.

Talon vizitoi edhe Kryeparlamentarin Ismail Kahraman në zyrën e tij.

Ndërkaq adresa e fundit e vizitave përkrahëse ka qenë Kompleksi Presidencial.

Homologu mysafirë i Presidentit Erdogan u prit me ceremoni zyrtare.

Pas ceremonisë të dy liderët kaluan në takimin kokë më kokë.

Mes dy vendeve u firmosën 5 marrëveshje në fusha të ndryshme.

Ndërsa takimin e shënoi çështja e luftës kundër organizatës terroriste gyleniste FETO.

“Gjatë takimit tonë dypalësh presidenti mysafir deklaroi se në vendin e tij ndodhen 3 shkolla të FETO-s dhe se do ti mbyllë dhe shpronësoj ato menjëherë. Ne do ti drejtojmë së bashku këto shkolla me ndihmën e Fondacionit Maarif dhe në dhashë Zoti do ta kapërcejmë këtë periudhë. Gjatë takimit u tha një shprehje e cila ka rëndësi shumë të madhe për ne, ‘Ne nuk bëhemi miq me armiqtë e mikut tonë’”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Presidenti mysafir dënoi ato që u jetuan në Turqi ndërsa shtoi se në lidhje me luftën kundër terrorit mund ti besohet Beninit dhe vet atij. 



Lajme të ngjashme