Kryeministri turk në një vizitë zyrtare në Rusi

Kryeministri turk tha se për të çuar edhe më përpara marrëdhëniet Turqi-Rusi ka një vullnet të nivelit të lartë nga të dyja vendet.

624367
Kryeministri turk në një vizitë zyrtare në Rusi

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mbrëmë shkoi në Rusi për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Përpara fluturimit Jëlldërëm në një konferencë për shtyp të mbajtur në Aeroportin Esenboa (Esenboğa) në Ankara tha se marrëdhëniet Turqi-Rusi kanë hyrë në procesin e normalizimit dhe shtoi: “Po regjistrojmë një përparim shumë të shpejtë. Ne do të rrisim bashkëpunimin tonë. Kjo do të jetë edhe tema kryesore në takimet tona në Moskë” tha Jëlldërëm.

Kryeministri turk tha se për të çuar edhe më përpara marrëdhëniet Turqi-Rusi ka një vullnet të nivelit të lartë nga të dyja vendet.

Jëlldërëm tha se në bisedime do të vlerësohen tema e heqjeve të pengesave për disa produkte bujqësore dhe shtoi: “Energjia është një nga fushat e rëndësishme të tregtisë me Rusinë. Marrëveshja e Rrjedhës Turke u miratua nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë. Tani presim Duma-n. Në lidhje me çmimin e gazit natyror kemi një çështje ulje çmimi që vjen nga e kaluara. Edhe përfundimi pa vonuar i Akkujusë (Akkuyu) zë vend ndër temat e rëndësishme” bëri të ditur Kryeministri Binali Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme