Isik: Greqia të bëjë çdo lloj përpjekje për ekstradimin e puçistëve

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik u prononcua në lidhje me refuzimin për ekstradimin e puçistëve nga Greqia.

Isik: Greqia të bëjë çdo lloj përpjekje për ekstradimin e puçistëve

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) deklaroi se Greqia duhet të bëjë çdo lloj përpjekje në lidhje me ekstradimin e anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Në deklaratën e tij të bërë në lidhje me refuzimin e kërkesës së Turqisë për ekstradimin e 3 prej 8 puçistëve të arratisur në Greqi me helikopter ushtarak të tipit Sikorsky pas tentativës tradhtare për grusht shtet më 15 korrik, Ministri Ëshëk tha se “Greqia është aleate e Turqisë brenda NATO-s. Athina duhet të jetë një shembull i solidaritetit të aleatëve”.

Ndërkohë në gjykatën e apelit në Athinë do të mbahet procesi gjyqësor edhe për 5 puçistët e tjerë.



Lajme të ngjashme