Presidenti i Beninit do të zhvilloj një vizitë në Tuqi

Gjatë vizitës së Presidentit të Beninit Patrice Talon do të nënshkruhen në sërë marrëveshjes mes dy vendeve.

Presidenti i Beninit do të zhvilloj një vizitë në Tuqi

Presidenti i Beninit, Patrice Talon do të vizitoj Turqinë me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) më 6 dhjetor 2016.

Në deklaratën e bërë nga qendra për informim e Presidencës thuhet se gjatë vizitës së Talon, që do të realizohet në kuadër të mbështetjes së dhënë Turqisë pas tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), do të bisedohet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe si dhe do të shkëmbehen mendimet mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon dhe çështjet ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së Talon do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes Beninit dhe Turqisë, ndërsa vizita paraqet një hap konkret për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme