Presidenti Erdogan zhvilloi takime të rëndësishme prapa dyerve të mbyllura

Erdogan priti në takim Presidentin e Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbagoviç.

623181
Presidenti Erdogan zhvilloi takime të rëndësishme prapa dyerve të mbyllura
gerhard schröder-recep tayyip erdoğan.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua me Presidentin e Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbagoviç.

Takimi mes Presidentëve Erdoan dhe Izetbegoviç u zhvillua prapa dyerve të mbyllura në pallatin Tarbya në Stamboll.

Më pas Presidenti Erdoan priti në takim ish-Kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schroder.

Edhe ky takim u zhvillua prapa dyerve të mbyllura dhe zgjati 1 orë e gjysmë.

Në anën tjetër Presidenti i dërgoi një telegraf urimi Gyrsel Baran (Gürsel Baran) për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Dhomës Tregtare të Ankarasë, të cilit i uroi suksese në detyrën e tij.



Lajme të ngjashme