Kallën: Evropa duhet të mësojë se Turqia nuk është më e njëjtë si më parë

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën tha se Turqia do të vazhdojë të shprehet se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me PYD-në që është krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri është i gabuar.

Kallën: Evropa duhet të mësojë se Turqia nuk është më e njëjtë si më parë

Kallën bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës në një kanal televiziv privat dhe tha se janë duke u shprehur dhe do të vazhdojë ta bëjnë këtë pasi mendojnë se bashkëpunimi me PYD-në në luftën kundër terrorit në Siri si princip është një gabim strategjik.

“PYD-ja kur vjen koha bashkëpunon me regjimin (sirian), kur i vjen koha punon me Rusinë dhe kur vjen koha punon me amerikanët. Edhe nesër kur ti vijë koha bashkëpunon me Hizbullahun. Ne këtë e kemi thënë që në fillim” tha Ai.

Ai reagoi edhe në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme (OHAL) në Turqi.

“Ka marrë fund periudha kur mund të bëheshin deklarata duke tundur gishtin përballë Turqisë. Evropianët duhet ta kuptojnë këtë” tha Kallën.

“Nëse Anglia, Franca, Spanja do të ishte përballë në të njëjtën kohë me 3 organizata terroriste, madje në mes të kësaj të ishte përballë edhe me një grusht shteti, atëherë çfarë masash do të merrte?” drejtoi pyetjen Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën dhe shtoi: “Ne shikojmë një manifestim hierarkik ndërmjet vendeve si “Nëse Franca zbaton gjendje të jashtëzakonshme kjo është demokratike dhe bashkëkohore, por nëse e zbaton Turqia nuk është demokratike dhe është shkelje e të drejtave të njeriut’. Sigurisht që ne jemi kundër kësaj” tha Kallën.

Ai u shpreh edhe në lidhje me ndryshimin e kushtetutës dhe tha se me kalimin e Turqisë në një model të ri, vendi do të kalojë në një nivel më të lartë dhe do të merren vendime më të shpejta dhe më efektive.



Lajme të ngjashme