Erdoan publikon mesazh për Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara

Sot është Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara.

622885
Erdoan publikon mesazh për Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh në lidhje me 3 Dhjetorin, Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në mesazhin me shkrim, Presidenti Erdoan tha se personat me aftësi të kufizuara me sukseset, vullnetin dhe vendosmërinë në sport, art, letërsi, shoqërinë civile, politikë dhe botën e biznesit janë një shembull për të gjithë.

Ai bëri të ditur se me Ligjin për Personat me Aftësi të Kufizuara të nxjerrë në vitin 2005, jo vetëm që është penguar veçimi i tyre nga shërbimet në arsim e deri tek shërbimet e kujdestarisë e deri në punësim por janë hedhur shumë hapa cilësore historike në shumë tema që i interesojnë këtyre personave.

“Pavarësisht të gjitha këtyre përmirësimeve ne nuk e shohim këtë të mjaftueshme” tha Erdoan dhe shtoi: “Në periudhën në vijim, duke marrë parasysh kushtet dhe nevojat që ndryshojnë, shteti, universitet, shoqëria civile, bota e biznesit dhe individët veç e veç duhet të kapemi dorëpërdore dhe duhet ta çojmë edhe më lart mirëqenien e personave me aftësi të kufizuar”.

Edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në mesazhin e tij nënvizoi se pengesa (invaliditeti) është një problem social.

Ai theksoi se prioriteti i qeverisë është përmbushja e nevojave dhe kërkesave të personave me aftësi të kufizuar.

Duke bërë të ditur se mbështet fushatën që zbatohet me mendimin “Edhe ne një ditë mund të bëhemi me aftësi të kufizuara”, ftoi të gjithë që të marrin përsipër përgjegjësinë për një botë pa pengesa.



Lajme të ngjashme