Erdoan: Përdorimi i lirës turke do të prishë lojën e keqdashësve

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se duhet të zgjidhet problemi i normave të interesit.

Erdoan: Përdorimi i lirës turke do të prishë lojën e keqdashësve

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në inaugurimin e një qendre tregtare në Stamboll dhe tha: “Unë e shoh normën e interesit si një mjet shfrytëzimi. Normën e interesit e shoh si një nga mjetet shfrytëzuese të mentalitetit imperialist dhe e shoh atë si një mjet që del në shesh kur investitori vihet me shpatulla për muri. Sot në Turqi fitimin më të madh nuk e ka investuesi reel. Fitimet më të mëdha i ka sektori financiar”.

“Pse të jemi të varur nga dollari dhe euroja? Në monedhën tonë kombëtare ka bereqet dhe nuk do të humbni. Askush nuk ka të drejtë të injektojë pesimizëm në këtë vend” tha presidenti turk.

Në një fjalim të mbajtur ditën e premte Erdoan u bëri thirrje qytetarëve turq që të këmbejnë valutat e tyre në flori ose lira turke.

“Qytetarët, që kanë valutë në shtëpitë e tyre, të vijnë dhe t’i këmbejnë ato me flori ose lira turke. Le të vlerësohet kështu floriri dhe lira turke, e jo monedhat e huaja”, deklaroi ai.

Ai u ndal veçanërisht mbi dallgëzimin e kohëve të fundit në kursin e këmbimit valutor.

“Mos u shqetësoni aspak, do ta prishim edhe këtë lojë brenda një kohe të shkurtër” tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme