Yildirim: Komision hetimor parlamentar për zjarrin në konviktin në Adana

Kryeministri turk, Binali Yildirim, njoftoi të enjten se Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të ngrejë një komision hetimor në lidhje me zjarrin, që ra në një konvikt nxënësish në Adana duke shkaktuar vdekjen e 12 personave...

Yildirim: Komision hetimor parlamentar për zjarrin në konviktin në Adana

Kryeministri turk, Binali Yildirim, njoftoi të enjten se Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të ngrejë një komision hetimor në lidhje me zjarrin, që ra në një konvikt nxënësish në Adana duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.

“Përgjegjësit e kësaj ngjarjeje tragjike do të japin llogari deri në fund dhe do të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë të parashikuar nga ligji”, deklaroi shefi i Ankarasë zyrtare gjatë një fjalimi në mbledhjen e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (TUSIAD).

Ndërkohë, 12 viktimat e kësaj fatkeqësie, 11 prej të cilëve fëmijë, u përcollën sot për në banesën e fundin pas një ceremonie mortore në Adana.



Lajme të ngjashme