Presidenti Erdoan zhvillon një bisedë telefonike me Mahmud Abbas

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) uroi kryetarin e Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas i cili në Kongresin e Shtatë u zgjodh përsëri në krye të Fatah.

Presidenti Erdoan zhvillon një bisedë telefonike me Mahmud Abbas

Presidenti Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij palestinez Mahmud Abbas.

Erdoan në bisedë theksoi gjithashtu rëndësinë e kompromisit dhe punimeve të unitetit ndërmjet palestinezëve.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u shpreh edhe në lidhje me shqetësimet për projektligjin që parashikon thirrjen e ezanit me altoparlant në Izrael. Ndërsa kryetari i Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas falënderoi Erdoanin për ndjeshmërinë e tij.

Në bisedë u shpreh edhe kënaqësia për përparimin me shpejtësi të Projektit të Rajonit Industrial në Xhenin që do të sigurojë mundësi punimi për 5 mijë palestinezë në Bregun Perëndimor.



Lajme të ngjashme