Ministri turk i Integrimit Evropian në fund të muajit viziton Brukselin

Omer Çelik në Bruksel do të takoj edhe zëvendëskryetarin e Komisionit të Bashkimit Evropian, Frans Timmermans.

Ministri turk i Integrimit Evropian në fund të muajit viziton Brukselin

Ministri i Integrimit Evropian, Omer Çelik pas projekt-propozimit të Parlamentit Evropian për ngrirjen e negociatave me Turqinë të marr javën e kaluar, do të vizitoj kryeqytetin e Belgjikës, Brukselin.

Ministri Çelik vizitën e tij do ta realizoj më datat 29-30 nëntor.

Omer Çelik në Bruksel do të takoj edhe zëvendëskryetarin e Komisionit të Bashkimit Evropian, Frans Timmermans.

Gjatë këtij takimi do të bisedohet në lidhje me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Turqi-BE.

Krahas luftës kundër terrorit në tavolinën e bisedimeve do të jenë edhe çështjet e marrëveshjes së riparnimit, liberalizimi i vizave për qytetarët turq si dhe bashkëpunimi me BE-në në fushën e energjisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel Ministri Çelik do të ketë edhe takime të ndara me anëtarin e Komisionit të BE-së përgjegjës për Migrim, Punë të Brendshme dhe të Shtetësisë, Dimitris Avramopulos dhe anëtarin e Komisionit të BE-së përgjegjës për Energji, Miguel Arias Canete.

Omer Çelik do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërive civile, medias dhe të botës së biznesit.

Ministri Çelik do të mbaj një fjalim në mbledhjen me temë “Forumi i Arsimit në Raste Emergjente” që do të organizohet nga ana e Komisionit të BE-së për arsimin e fëmijëve refugjatë.



Lajme të ngjashme