Kurtullmush: Evropa pa vizion dhe me standard të dyfishtë

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş), deklaroi se kanë marrë konfirmimin se sulmi i 24 nëntorit në rajonin El-Bab të Sirisë ku ranë dëshmorë ushtarët turq, nuk është ndërmarrë nga Rusia.

619320
Kurtullmush: Evropa pa vizion dhe me standard të dyfishtë

“këtë e konfirmoi personalisht Putin. Të gjitha mjetet ajrore, avionët dhe mjetet fluturuese pa pilotë, kanë regjistrime për përcaktimin dhe lëvizjet që kryejnë në tërë rajonin. Pas konfirmimit në lidhje me të gjitha këto do të bëhen nismat e duhura në këtë çështje” tha Kurtullmush.

Në deklaratën e bërë gjatë pushimit të mbledhjes sş Këshillit të Ministrave, në lidhje me vendimin e parlamentit Evropian mbi këshillimit për ngrirjen e negociatave me Turqinë, Ai tha se kjo është zilja e alarmit për politikën e Evropës.

Duke theksuar se vendimi bie ndesh me vlerat e Evropës, Kurtullmush e cilësoi atë si “pa vizion dhe me standard të dyfishtë”.

Ai theksoi se këtë vendim, qeveria e Republikës së Turqisë e cilëson jo legjitime dhe shprehu rëndësinë për vënien në shesh të një qëndrimi të drejtë në lidhje me Turqinë, në mbledhjen e Liderëve të Bashkimit Evropian, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.  

“Ne nuk duam që këto marrëdhënie të rrëshqasin në një drejtim negativ. Por në një gjendje të tillë dua të them se Bashkimi Evropian do të ndikohet më shumë” tha Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë Numan Kurtullmush.



Lajme të ngjashme