Çavusoglu bisedoi në lidhje me problemin e Qipros me Përfaqësuesin e Posaçëm, Eide

Bashkëbiseduesit bënë fjalë për gjendjen e fundit në procesin e zgjidhjes së problemit të Qipros.

618804
Çavusoglu bisedoi në lidhje me problemin e Qipros me Përfaqësuesin e Posaçëm, Eide

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Espen Barth Eide, Përfaqësuesin e Posaçëm për Qipron të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Mun.

Mësohet se gjatë bisedës u bë fjalë për zhvillimet e fundit në lidhje bisedimet për gjetjen e zgjidhjes gjithëpërfshirëse problemit të Qipros.

Pala turke dhe ajo greke javën e kaluar ishin takuar në hotelin “Le Mirador” në qytezën Mont Pelerin të Zvicrës, mirëpo takimi përfundoi pa rezultate konkrete.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu më datat 24-25 nëntor zhvilloi një vizitë pune në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Në kuadër të vizitës në fjalë në takimet e zhvilluara me Presidentin e RTQV, Mustafa Akinci, Kryeministrin Huseyin Ozgurgun dhe zyrtarë të tjerë të lartë, u bisedua në lidhje me gjendjen aktuale të negociatave për gjetjen e zgjidhjes gjithëpërfshirëse problemit në Qipro dhe iu bë një vlerësim procesit të ardhshëm.



Lajme të ngjashme